Dëbora në Europë: 15 000 makina të bllokuara na alpet franceze
15 mijë makina kanë mbetur të bllokuara në Alpet franceze për shkak të rreshjeve të dëborës.Sipas raportimeve të mediave franceze pothuajse të gjithë mjetet janë të mbushur me turistë që po kalojnë pushimet dimërore në resortet dhe pistat e skiimit.Në vend gjendja e alertit për motin është ngritur në nivelin e dytë më të lartë dhe autoritetet kanë nxituar t'i vijnë në ndihmë njerëzve të bllokuar.Deri tani është raportuar vetëm një viktimë, në krahinën Iser, i cili kishte rrëshkitur me mjetin e tij në një luginë. Qeveria ka këshilluar shoferët që të bëjnë kujdes dhe të shmangin udhëtimet sa më shumë te jetë e mundur, pasi gjatë javës kanë humbur jetën edhe tre persona të tjerë në incidente për shkak të dëborës.Për shkak të motit, edhe një udhëtim 30-minutësh për disa mjete pa zinxhirë ka zgjatur 11 orë! Reshjet e dendura të dëborës do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës së dielë, ndërkohë që pritet që temperaturat të ulen edhe më tepër javën e ardhshme.Në Alpe, njerëzit e bllokuar janë strehuar në palestra dhe salla të ndryshme.Dëbora e dendur ka shkaktuar probleme edhe në rrugët e Gjermanisë, ku në autostradën pranë Shtutgartit është krijuar një radhë makinash të bllokuara prej 25 kilometrash.Ndërsa në Britani, qindra shtëpi në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëborës dhe kushteve të rënduara atmosferike.