Kroacia zgjedh sot Presidentin e ri, Josipoviç pretendon rizgjedhje

Në Kroaci po votohet sot për presidentin e vendit, por asnjë nga katër kandidatët nuk shihet si favorit për të fituar.Në vendin më të ri anëtar të Bashkimit Europian, edhe pse presidenti ka një post kryesisht ceremonial, ai zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë.Në Zagrebin e zbardhur nga dëbora, njerëzit i janë drejtuar qendrave të votimit për të thënë fjalën e tyre me shpresën se presidenti i ri do të sjellë ndryshimet e shumëkërkuara.Presidenti në detyrë, Ivo Josipoviç, i mbështetur nga socialdemokratët në pushtet, pretendon të rizgjidhet, por do ta ketë shumë të vështirë për shkak të rënies së popullaritet të qeverisë e cila nuk ka ndalur dot rënien ekonomike të vendit.Në fushatë ai ka premtuar më tepër masa decentralizuese dhe reforma kushtetuese që do ta ndihmojnë vendin të gjejë një zgjidhje për të dalë nga reçesioni, që zgjat prej gjashtë vitesh.Me shumë gjasa, asnjë nga kandidatët nuk do të marrë mbi 50% të votave dhe Josipoviç do të shkojë në balotazhin e 11 janarit kundër Kolinda Grabar Kitaroviçit, të partisë konservative të kristiandemokratëve. Kitaroviç është ish ministre e jashtme e Kroacisë, ambasadore e vendit në Uashington dhe gjithashtu zyrtare e NATO-s.Në Kroaci presidenti ka ndikim në politikat e jashtme të vendit dhe shërbimin informative , si dhe është komandant suprem i forcave të armatosura, por nuk ka pushtet për të vënë veton ndaj ligjeve të parlamentit.Opozita i është kundërvënë Josipoviçit pasi nuk ka kundërshtuar politikat e dështuara ekonomike të qeverisë, që përveç reçesionit e kanë bërë Kroacinë shtetin me normën më të lartë të papunësisë në Bashkimin Europian./Oranews.tv/