Jahjaga, Vetëvendosjes: Rruga nuk është zgjidhje
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një interviste për mediat kosovare ka dhënë përgjigje edhe për aksionin e djeshëm të Vetëvendosjes në lidhje me kundërshtimin e nënshkrimit, të kontratës për shitjen e KEDS-it.Ajo edhe njëherë i ka sugjeruar Vetëvendosjes, që mos të kërkojë zgjedhje përmes rrugëve.“Rruga nuk është zgjidhje, unë mbes pas këtij qëndrimin. Ne kemi pas një angazhim shumë të madh dhe kemi sakrifikuar shumë për një shtet të lirë. Ne duhet ti shfrytëzojmë organizmat institucionale. Mendoj se në Kosovë nuk po shfrytëzohen zgjedhjet institucionale rreth zgjidhjes së një çështje”, ka thënë Jahjaga.Ndërsa për arrestimin e deputetëve që është bërë ditën e djeshme, Jahjaga ka thënë se nuk është në kompetencën e saj të flasë për këtë punë.“Nuk është çështje e imja të prononcohem, por e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë Presidentja Jahjaga.