Thaçi vizitë në Bruksel, pritet të takohet me Daçiç

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po zhvillon një vizitë në Bruksel ku sot do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Chatherine Ashton.Në takim do të diskutohet për avancimin e axhendës së integrimit evropian të Kosovës si dhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes të Prishtinës dhe Beogradit, si dy shtete të pavarura.Ndërkohë sipas mediave kosovare pritet që kryeministri Thaçi të zhvillojë sot një takim me homologun e tij serv Ivica Daçiç.