Publikohen foto të Kate Midletton dhe Princit William nga revista italiane
Revista e njohur Italiane "Chi" ka publikuar foto të dukeshës së britanisë Kate Midletton së bashku me bashkëshortin e saj Princin William.Por këto foto nuk ishin foto të thjeshta, janë foto të tyre me roba banjo, çfarë do të thotë se kanë ndërhyrë në intimitetin e çiftit.Revista "Chi" është pronë e grupit botues, që kontrollohet nga familja e ish kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni.Revista ka publikuar fotot gjysëm nudo të dukeshës në 38 faqe, bashkangjitur me një artikull ku spekulohet se ajo ka bërë edhe ndërhyrje kirurgjikale.Fotografitë janë bërë në Francë gjatë kohës që çifti ka qënë me pushime dhe më parë disa prej fotove i ka publikuar edhe revista "Closer" që po ashtu kontrollohet nga grupi i Berluskonit.Avokatët e Familjes Mbretërore kanë ngritur akuza kundër revistave.