Fëmija më e paguar në Hollywood

Ajo mund të jetë vërtetë një fëmijë vetëm 4 vjeç, por Vivienne Jolie-Pitt, që tani ka një rrogë të habitëshme.Vajza më e vogël e çiftit të të famshmëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, është paguar plot 3 mijë dollarë në javë për rolin e vockël në filmin e ri të nënës së saj, “Maleficent”.Vogëlushja realizoi disa skena të vogla në rolin e Aurorës, në filmin e ri që pritet të dalë në vitin 2014.Angelina luan rolin e protagonistes, Maleficent në filmin e Diznej, që është një rikrijim i klasikut "Bukuroshja e fjetur".Filmi i nisi xhirimet në Angli vitin e shkuar, ndërsa edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Jolie-Pitt, Pax dhe Zahara, pritet të kenë role të vogla në të.