Beyonce e (pa) depiluar!

Për shkak të angazhimeve të mëdha për premieren e dokumentarit mbi jetën, si duket Beyonce nuk ka pasur kohë as të depilohet.Beyonce në New York Beyonce ka prezantuar Hbo ‘Beyonce: Life is but a dream’, dokumentarin që flet për të. Këngëtarja ka qenë në maksimumin e look-ut të saj, me një fustan të mrekullueshëm bezhë, i gjithë transparent, që nxirrte në pah format e saj perfekte.Në këtë premierë të dokumentarit ishin të ftuar familjarët e Beyonce-s, si motra e saj Solange, mamaja Tina Knowles apo edhe emra të tjerë të njohur ku mund të përmëndim një nga gazetaret më të njohura, Oprah Whinfre, Angela Bassett, modelja Doutzen Kroes, çifti i modelëve Tyson Beckford dhe e dashura e tij Shanina Shaik, aktorja Mamie Gummer, drejtori i dokumentarit të Beyonces, Ed Burke e të tjerë personazhe.Dokumentari përpiqet për të treguar anën tjetër, më të prekshme dhe njerëzore të Beyonce.Madje në një pjesë të klipit ajo thotë: “Njerëzit më shohin të famshme, dhe mendojnë se kam famën dhe paratë, por unë jam një qenie njerëzore. Unë qaj, friksohem, nevrikosem si të gjithë njerëzit e tjerë normal.”Ajo ndan momente shumë të sinqerta nga shtatzënia e saj me vajzën, Blue Ivy, duke treguar barkun e saj lakuriq shtatzënë dhe madje edhe një ekografi të vajzës së saj palindur.