Rihanna prezanton videon e re të "Stay"

Këngëtarja Rihanna, mbrëmjen e djeshme ka njohur të gjithë fansat e saj me anë të rrjetit social twitter, me këngën më të re.Kënga e saj më e re është "Stay", një këngë që këngëtarja e interpretoi edhe në ndarjen e çmimeve “Grammy Awards”.Ndërsa tani ajo ka dashur t'ju prezantoj disa monente nga kjo këngë fansave, duke publikuar një video në Twitter.Ajo njihet në të gjithë botën për këngët e saj lirike,por kësaj radhe  ndryshe nga herët e tjera Rihanna është shfaqur e zhveshur në këtë video.24 vjeçarja e shoqëron këngën me poza të zhveshura në një vaskë  ku ndodhet pa make up dhe me flokët e gjata nga një anë dhe të prera tullë nga ana tjetër.Rihanna duket e trishtuar dhe e përlotur në këtë video, por mbi të gjitha duket tërheqëse.