Jennifer Lopez dhe Mark Anthony, ndoshta sërish bashkë
Pak ditë më parë i pamë të buzëqeshur për të festuar ditëlindjen e djalit të parë të tij, mirëpo shtohen gjithmonë e më shumë thashethemet se midis Jennifer Lopez dhe Mark Anthony, ka ende diçka që..."vlon".Këngëtarja është shprehur gjithmonë si tepër e dashuruar me "toy-boy"-n Casper Smart, mirëpo sipas revistën “Closer”, e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe më e "zhurmshme".Po, sepse dy ish-bashkëshortët duket se bisedojnë me njëri-tjetrin çdo ditë në telefon. Për më tepër, Mark e di shumë mirë se gjërat mes Jennifer dhe Casperit nuk janë aq mirë sa duket, por Casperin as e konsideron si kërcënim. Do të donte shumë të kthehej me J.Lo, në mënyrë që të ribashkonte familjen, por e di që nuk mund ta rifitojë lehtë. E kështu që e telefonon çdo ditë, duke i thënë sesa e mrekullueshme është, sa i pëlqeu në atë apo këtë eveniment dhe sesa i ngjan Emme.Madje mësohet se i ka dërguar edhe një këngë, që e ka shkruar enkas për të, bashkë me disa foto të portretizuara të fëmijëve. Nga ana tjetër, përkundër problemeve të hasura, Jennifer e ka konsideruar Markun gjithmonë një partner besnik, teksa nuk arrin të mendojë të njëjtën gjë për Casper. Gjithashtu ka pranuar se Mark po fillon t'i mungojë, por që ndihet konfuze. Me pak fjalë, gjithçka është ende e mundur të ndodhë midis çiftit, pas ndarjes në vitin 2010.