Katy Perry me dekolte magnetuese në “Grammy Awards”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 16:35
Mes veshjeve dhe performancave të shumta në “Grammy Awards”, që nuk kaluan pa rënë në sy është pa dyshim edhe paraqitja e këngëtares Katy Perry.Këngëtarja kishte veshur një fustan të gjatë e të ngushtë pas trupit në ngjyrë jeshile, që binte në sy veçanërisht për dekoltenë shumë të hapur.Dhe në fakt pothuajse të gjithë kolegët VIP-a që e takuan gjatë natës festive të ndarjes së çmimeve, Ellen De Generes dhe partnerja e saj, Elton John apo aktorja Allison Williams, nuk kanë mundur dot të mos shprehin admirimin për dekoltenë bujare të Perry, që duhet thënë se pati një efekt të vërtetë magnetizues përreth.