Lady Gaga anulon koncertet

Ylli i muzikës pop, Lady Gaga, ka anuluar disa koncerte për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, do t'i nënështrohet një operacioni urgjent.Këngëtarja  e "Bad Romance", ka qenë e detyruar të anulojë të gjitha datat e koncerteve në Amerikë, pasi vuan nga një inflamacion i membranës sinoviale (që mbështjell nyjat) e ka detyruar këngëtaren që të qëndrojë në krevat dhe ajo nuk mund të ecë. Lady Gaga ka shkruar në faqen e saj në “Twitter”, për të gjithë fansat:"Jam mposhtur në tërësi. I kam fshehur lëndimet dhe dhimbjet nga stafi për një muaj duke u lutur që të kalojnë, mirëpo pas koncertit të fundit, nuk kam mundur të eci"."Shpresoj se do të shërohem së shpejti dhe do të jap 500 për qind nga vetja, sepse ju e keni merituar", ka shkruar Gaga në “Twitter”.