Premiera e dokumentarit të Beyonce-s
Beyonce pas një buje të jashtëzakonshme kohët e fundit, tani vazhdon ende të lakohet nëpër media.Pikërisht mbrëmë në New York ajo ka promovuar dokumetarin e shumëpërfolur të jetës së saj. Këtë dokumentar të quajtur "Life Is But A Dream", jeta është vetëm një ëndërr, një dokumetar i cili do të pasqyrojë jetën e këngëtares deri në detaje të pazbuluara më parë.Por duke qënë se diva e muzikës është e martuar më një personazh të njohur të muzikës rrep, Jay-z, edhe për të do të zbulohen shumë informacione interesante.Ajo ishte e mahnitshme mbi tapetin e kuq me një fustan deri në fund të këmbëve, komplet me gurë edhe pjesa e dekoltesë ishte e ekspozuar.Në këtë premierë të dokumentarit ishin të ftuar familjarët e Beyonce-s, si motra e saj Solange, mamaja Tina Knowles apo edhe emra të tjerë të njohur ku mund të përmëndim një nga gazetaret më të njohura, Oprah Whinfre, Angela Bassett, modelja Doutzen Kroes, çifti i modelëve Tyson Beckford dhe e dashura e tij Shanina Shaik, aktorja Mamie Gummer, drejtori i dokumentarit të Beyonces, Ed Burke e të tjerë personazhe.Dokumentari përpiqet për të treguar anën tjetër, më të prekshme dhe njerëzore të Beyonce.Madje në një pjesë të klipit ajo thotë: "Njerëzit më shohin të famshme, dhe mendojnë se kam famën dhe paratë, por unë jam një qenie njerëzore. Unë qaj, friksohem, nevrikosem si të gjithë njerëzit e tjerë normal.”Ajo ndan momente shumë të sinqerta nga shtatzënia e saj me vajzën, Blue Ivy, duke treguar barkun e saj lakuriq shtatzënë dhe madje edhe një ekografi të vajzës së saj palindur.