Filmi "Argo" i Ben Affleck fiton Bafta Awards

“Argo” triumfon në ceremoninë e çmimeve Bafta, të njohur ndryshe si Oskarët britanikë, të zhvilluar në Royal Opera House në Londër.Filmi i drejtuar nga Ben Affleck dhe me producent George Clooneu, mbi shpëtimin e pengjeve amerikanë në Iran në vitin 1979, ka fituar çmimet më të rëndësishme.“Argo” u nderua me çmimin filmi më i mirë, rregjia më e mirë dhe filmi me montazhin më të mirë."Është një surprizë e madhe për mua. Jam shumë mirënjohës për njerëzit që më kanë ndihmuar në karrierën time dhe krenar për veten  "tha  Ben  Affleck.Katër çmime rrëmbeu edhe filmi 'Les Miserables', mes të cilave atë të aktores më të mirë joprotagoniste që iu akordua Anne Hathaway.Ndërsa filmi Lincoln i rregjizorit Steven Spielberg mori vetëm një çmim, atë që iu akordua aktorit  Daniel Day Lewis.