Miranda Kerr, ambasadore e "Kids Helpline"
Modelja Miranda Kerr, tashmë është me një imazh ndryshe. Ajo është një mbështetëse e mirë e fëmijëve të cilët kanë nevojë për këshilla apo ndonjë ndihmë, duke i këshilluar ata online.Ajo është fotografuar në një event bamirëse në Australi ditën e djeshme. Modelja dukej e mahnitëshme pranë fëmijëve në nevojë. Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër plot ngjyra, i cili nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara.Miranda ka realizuar disa foto me fëmijët, ku dukej tepër e qeshur, po ashtu edhe fëmijët si shenjë e prezencës së saj. Për të gjithë kontributin mbi këta fëmijë, ajo u emërua si ambasadore e "Kids Helpline". Ajo ka shprehur se ka qënë ndjesia e të qënit nënë, e cila e ka shtyrë drejt bamirësisë për këta fëmijë.Ajo është nëna e një djali 2 vjeç nga martesa e saj me aktorin Orlando Bloom."Është e rëndësishme që këta fëmijë të kenë dikë që t'i ndihmojë dhe këshillojë. Kjo i ndihmon të rriten të lumtur”.“Unë kam një zë tani dhe kjo është e rëndësishme për mua, ta përdor atë pozitivisht”, ka thënë modelja Kerr.