Chris Brown, humbet toruan dhe shkatërron “Porschen”

Ripërsëritet "mallkimi" i Grammy Awards për Chris Brown.  Mesa duket çmimet Oscar të muzikës, e bëjnë rreperin të "humbi toruan".Ai ka shkatërruar makinën e tij “Porsche”, ngjyrë të zezë, pikërisht natën ku katër vite më parë rrahu keqas të fejuarën e tij Rihanna. Sipas portalit “Los Angeles Times”, Chris ka humbur kontrollin e makinës, për t'iu shmangur paparacëve. Fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime, por makina ka pësuar dëme të konsiderueshme.Pak ditë më parë, Brown e Rihanna janë parë së bashku në gjykatën e Los Angeles, ku ajo i ka dhënë publikisht disa puthje, si për të pohuar zyrtarisht thashethemet që qarkullojnë prej javësh për lidhjen e tyre. Pavarësisht se Brown e goditi keqas në fytyrë, derisa ajo përfundoi në spital, Rihanna ka vendosur ta fal. Ndërkohë Brown duhet të kryejë edhe 180 ditë punë vullnetare, e nuk duhet të guxojë më të tregojë sjellje agresive në publik.