Justin Timberlake rikthehet me "Mirrors"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 16:40
Qëndroi larg skenave muzikore për 6 vite dhe rikthimin vendosi ta bëjë në natën e ndarjes së çmimeve “Grammy” me këngën e tij të re, "Mirrors".Bëhet fjalë për këngëtarin dhe aktorin, Justin Timberlake. Gjashtë vite më parë humbi gjurmët në skenën muzikore për t'iu përkushtuar skenave në sheshxhirimet e filmave.Timberlake, ka zgjedhur që këngën e rikthimit ta ketë pak ndryshe, jo për nga rryma muzikore, por për nga gjatësia. Bëhet fjalë për një këngë pak më shumë se tetë minuta, e pazakontë për stilin e tij.Kënga u prit mirë nga publiku dhe kritika, një premisë e mirë kjo për të mos zhgënjyer fansat. Në ceremoninë “Grammy Awards”, Justin Timberlake, shoqërohej nga e dashura e tij, Jessica Biel.