Rita Ora nuk pozon nudo: Duhet të pyes prindërit më parë

Superylli shqiptar, Rita Ora, vazhdon të dëshmojë moralin e saj dhe karakterin se nga cili vend vjen.Këtë ajo e ka konfirmuar edhe një herë tjetër në një intervistë për “Metron”, duke thënë se ajo nuk do të pozonte nudo kurrë pa i pyetur prindërit.Edhe pse njihet për trup joshës dhe për një bukuri të rallë, Rita deri tani ka refuzuar që të pozojë zhveshur dhe duket se ndikim të madh kanë pasur edhe prindërit e saj."Kurrë nuk kam pasur ofertë për të pozuar nudo, por nëse do të kisha, do të duhej t'i pyesja fillimisht prindërit e mi", ka theksuar Rita