Beyonce, sensuale për "Vogue"
Beyonce u vu në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit, veçanërisht për shkak të performancës së saj bombastike në evenimentin më të rëndësishëm sportiv në SHBA, “Superbowl”.32 vjeçarja, së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës prestigjioze “Vogue”, në një intervistë për të cilën ka rrëfyer momente kur u bë nënë, pasi solli në jetë vajzën e saj, Blue Ivy Carter, në Janar të një viti më parë.Këngëtarja e ka përshkruar si një moment të paharrueshëm dhe aspak të dhimbshëm ditën kur solli në jetë vogëlushen e saj, pasi siç është shprehur këngëtarja, "në çdo moment që duhet të përjetoja dhimbjet e lindjes, imagjinoja krijesën e bukur që do të dilte prej meje".Gjithashtu, Beyonce është shprehur e sigurt në faktin se është plotësisht e përgatitur dhe e gatshme për të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Dhe pikërisht për këtw revistë ajo ka pozuar tepër sensuale me të brendshme kuq e zi në stilin e viteve 50..