Gent Sejko fajëson Këshillin Mbikqyrës për vjedhjen në BSH
Dëgjohen kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Shqipërisë.Komisioni i Ekonomisë ka dëgjuar propozimin e Presidentit për Guvernator i zgjedhur anëtar nga vetë Këshilli Mbikqyrës si dhe Natasha Ahmetaj, kandidaturën e përzgjedhur nga deputetët e maxhorancës.Tiranë- I përzgjedhuri i Presidentit si Guvernator i mundshëm i BSH, Gent Sejko, është përballur me maxhorancën por jo për postin e lënë bosh nga guvernatori Ardian Fullani, por për të qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës.Sejko edhe pse ishte i propozuar nga Këshilli Mbikqyrës, kritikoi punën e bërë prej tij në rastin e skandalit të vjedhjes së BSH-së si dhe përsa i përket shpenzimeve për ambjente.Genti Sejko: Ajo që unë do thoja është që përgjegjësia kryesore është ajo e strukturave të kontrollit të brendshëm. Pra strukturat e kontrollit të brendshëm kanë nevojë për menaxhim, duke filluar nga burimet njerëzore, nga drejtoritë e departamenteve, nga departamentet e caktuara për të mbajtur nën kontroll vlerat monetare të mëdha siç ështe thesari i shtetit. Mesa u pa këto departamente kanë qenë jashtë funksionimit, nuk kanë bërë punën e tyre. Por njëkohesisht Këshilli Mbikqyrës duhet të ketë një lidhje më të afërt me Bankën e Shqipërisë. Është krijuar edhe komitetit i kontrollit me anëtarë nga Këshilli Mbikqyrës në mënyrë që të shmanget kjo shkëputje e Këshillit Mbikqyrës.Ne e dime që BSH ka bërë disa investime që kanë lidhje me godinën e re dhe investime të tjera. Për hir të së vërtetës këto investime duhet të ishin bërë, sigurisht jo në ato përmasa, por nuk mund ta gjykojmë në këtë moment. Banka kishte nevojë për një godinë të rikonstrukturuar pasi Banka ekzistuese ka qenë në kushte të mjerueshme. Unë kam punuar në ato zyra dhe vetëm bankë nuk mund të ishte. Pra ato shpenzime dhe shpenzime të tjera ka bërë që të ketë një nivel të caktuar shpenzimesh për disa invesntime. A duhet të kishte qenë i kontrolluar ky nivel? Unë mendoj se po.Erjon Braçe: Ne kërkojmë të ndryshojmë mënyrën e funksionimit të Këshillit të Mbikqyrës së BSH. Kërkojmë vendosmëri nga ai këshill për të ushtruar detyrën e tij dhe natyrisht fokusi i tij duhet të jetë jo vetëm shëndeti i sistemit bankar, por edhe produkti final me një kosto të lirë dhe vecanërisht transparent.Komisioni dëgjoi edhe vizionin e kandidates së përzgjedhur nga maxhoranca, Natasha Ahmetaj.Ahmetaj vuri theksin në kujdesin që duhet treguar në aspektin fiskal, ndërkohë që pati diskutime edhe në lidhje me angazhimin politik të anëtarëve të Këshillit.Tonin Kola kandidati i tretë për anëtar i Këshillit e vuri fokusin në skandalin e vjedhjes dhe masat që duhen marrë.Tre kandidaturat do të votohen në seancën e së mërkurës në parlament, e cila është dhe e fundit për këtë vit.