25-vjetori i themelimit të LDK-së, nga Rugova deri te Mustafa

Kosovë-Sot mbushën njëzet e pesë vjet që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë jubile, njëri ndër themeluesit e kësaj force politike Jusuf Buxhovi thotë se LDK ka mbetur një parti që përbehet nga grupime të ndryshme të interesit, të cilët kanë harruar apo edhe tjetërsuar themelet e saj morale, përgjegjësinë ndaj brezave dhe ndaj historisë.Nisma për themelimin e një partie doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi,Ali Aliu, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa.Kuvendi themelues u vendos të mbahej më 23 dhjetor 1989 në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku në emër të Këshillit nismëtar dhe të Kryesisë së punës, Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi.Në këtë Kuvend, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh Ibrahim Rugova, I cili drejtoi partinë derisa ndërroi jetë. Sot LDK drejtohet nga Isa Mustafa I cili pak ditë më parë u zgjodh edhe kryeministër i Kosovës.