Siguria kibernetike, rikthehet interneti në Korenë e veriut

Disa shërbime të Internetit në Korenë Veriore janë ripërtrirë, pas mbylljes së plotë, që ndodhi në periudhën e mospajtimeve për sigurinë kibernetike me Shtetet e Bashkuara.Firma për sigurinë në Internet, Dyn Research, tha se shërbimet pjesërisht ishin ripërtrirë , pas më tepër se 9 orë të shkatërrimit, transmeton Evropa e Lire.Analistët thanë se problemet teknike ose sulmet kibernetike mund të fajësohen për këtë shkatërrim, që po ndodhë pasi Uashingtoni e ka akuzuar Phenianin, javën e kaluar, se ka dorë në sulmin kibernetik kundër kompanisë Sony Pictures.Koreja Veriore, që i ka hedhur poshtë akuzat se është përgjegjëse për këtë sulm, e kishte kritikuar për muaj të tërë filmin e kompanisë Sony, The Interview, që në mënyrë stairike e imagjinon vrasjen e liderit të Koresë Veriore.Përfundimisht, Sony Picrtures e anuloi filmin, ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama, pat premtuar përgjigje “proporcionale”.