Kinë, ujëvara Hukou ngrin mbi lumin e verdhë

Akulli në ujëvarën Hukou mbi lumin e verdhë në veriperëndim të Kinës ka mahnitur turistët.Ndërsa rrymat e ftohta të ajrit dhe reshjet e dëborës kanë pushtuar Kinën Veriore, e gjithë pjesa e ujëvarës së famshme Hukou, mbi lumin e verdhë, ka ngrirë, duke sjellë një pamje spektakolare."Akulli është gjithëandej, edhe në rrjedhën e ujëvarës, kudo. Nuk e dija që lumi i verdhë mund të ngrinte në këtë mënyrë, është vërtet suprizuese. Unë vi këtu gjithnjë për pamjen mahnitëse të Lumit të Verdhë" u shpreh një vizitor."Për shkak se akulli është më i dendur në zonën e sipërme, nën gjurmët e ujëvarës, akulli merr formë edhe ndërsa bie përmes rrjedhës së saj. Uji i lumit rrjedh nnë copat e akullit. Dalëngadalë akulli mbulon të gjithë sipërfaqen e lumit" tha një anëtar i stafit, në ujëvarën Hukou.Sipas anëtarëve të stafit, e gjithë ujëvara do të ngrihet për tu shndërruar brenda pak orëve në një  bllok akulli, pasi temperaturat vijojnë të bien.