“Imazhi i Përvojës”, Arben Theodhosi promovon albumin e 7 me piktura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2014, 22:19
“Imazhi i Përvojës” është botimi i shtatë me piktura dhe ese nga piktori i njohur Arben Theodhosi.Botimi që përmban 46 punime në telajo të 2 viteve të fundit dhe disa eseve në shqip e anglisht u promovua në një mbrëmje ku sfondin e përbënin të tjera piktura të artistit ku ai sjell përvojën e tij jetësore.Përvec imazheve memoriale në punimet e autorit figura femërore zë një vend të rëndësishëm ku shpesh herë të panjohurat duken më të përkryerat.