Deputeti i “5 Yjeve” në "Tonight Ilva Tare": Të bësh politikë s’do të thotë të pasurohesh
Deputeti i Lëvizjes “5 Yjet” në Itali, Andrea Colletti ka deklaruar në studion e “Tonight Ilva Tare” se të bësh politikë nuk do të thotë që të pasurohesh. Lëvizja “5 Yjet”, e cila hyri në skenën politike italiane si një lëvizje për të përfaqësuar demokracinë direkte dhe interesat e popullit dhe "nuk mund të lidhet me korrupsionin".I pyetur se nëse ka demokraci funksionale në partinë e Beppe Grillos, ashtu sikundër edhe kjo lëvizje lindi, ndërkohë që mediat italiane thonë të kundërtën, deputeti përgjigjet:“Është ajo si na përshkruajnë TV dhe gazetatat, sepse mediat nuk mund të flasin për ne për raste korrupsioni apo keqmenaxhim të gjësë publike, atëhere janë më shumë të interesuara për të përshkruar problemet tona të brendshme. Ne kemi premtuar që të ulim rrogën dhe të kthejmë rimbursimet elektorale që na paguhen për shërbimet e parlamentit dhe për atë jemi të palëkundur. Të bësh politikë nuk do të thotë të pasurohesh. Politika është një shërbim civil, dhe ky shërbim nuk ka objektiv të parë pasurimin”, u shpreh Colletti.Deputeti Andrea Colletti thotë se janë shumë të ashpër me veten e tyre brenda në parti. Duke dhënë një shembull personal ai thotë se i ka kthyer qeverisë italiane një fond garancie prej 75 mijë euro.“Ju bëj një shembull personal, në një vit e gjysmë i kam kthyer shtetit italian një fond garanci prej 75 mijë euro, që është një shifër që unë nuk e kisha parë në 3 vite punë. Pra imagjinoni volumin e shifrave që xhirojnë në senator dhe deputetë, dhe natyrisht ne duhet të jemi shumë të ashpër me veten tonë, sepse është rreziku që të bën si të tjerët dhe këtë rrezik nuk mund ta pranojmë.”E njëjta parti si ajo e “5 Yjeve” në Itali ka lindur edhe në Shqipëri. Ajo quhet Lëvizja “Shqipon”. Një nga themeluesit e saj, Ledian Droboniku u shpreh se demokracia në Shqipëri është regres dhe e eklipsuar. Shqiptarët duan drejtësi dhe shërbime publike.Për të diskutuar në lidhje me demokracinë direktë në Studion e Tonight Ilva Tare ishin të ftuar Fabiana Dedone, një tjetër deputete e Lëvizjes “5 Yjet” dhe një tjetër themelues i Lëvizjes “Shqipon” në Shqipëri, Lulzim Aluashj, të cilët ndanë mendimet në lidhje me demokracinë direkte dhe sesi përfaqësohet ajo në lëvizjet e tyre politike.