Bojkoti, Luçiano Boçi: S’bëhet fjalë për mandate, por për demokraci

Ndërsa pyetja që mban të mbërthyer këtë fundviti politikën, por edhe opinionin publik është: A do të ketë një marrëveshje mes palëve për t'i dhënë fund bojkotit të opozitës dhe për të kthyer opoztën në parlament para Krishtlindjeve, një nga eksponentet e partisë demokratike, deputeti Luciano Boçi nga studio e Ora News thote se nuk behet fjale per mandate, as për bojkot, por për një çështje që shkon përtej gjithë këtyre, për demokracinë në Shqipëri.“Një bojkoti i cili ka brenda tij një arsyetim global dhe që lidhet me parimet e funksionimit të demokracisë në Shqipëri. Çështja kryesore është dekriminalizmi i parlamentit, i cili është parashturar si një kërkesë politike, por edhe publike. Nuk është është çështje bojkoti apo çështje mandate, pasi parashtrimi në këtë formë më duket një lloj cinizmi politike. Nuk bëhet fjalë për shpëtimin e deputetëve të PD, por PD do të shpëtojë jetën parlamentare dhe demokracinë në Shqipëri”, tha Boçi.Përfaqësuesi i opozitës thekson se në këtë pikë, Partia Demokratike është gati t’i kthehet jetës parlamentare, nëse ka një dokument të firmosur nga palët, ku mazhoranca merr përsipër të respektojë të gjitha kërkesat e opozitës, përfshire nismën për dekriminalizimin e parlamentit.