Greqi, dështon raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit

Deputetët grekë nuk arritën shumicën e kërkuar për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, në raundin e dytë të votimit, duke rritur frikën për dështimin e qeverisë së Samaras edhe në raundin e fundit që do të mbahet më 29 dhjetor.Kandidati i Antonis Samaras, Stavros Dimas, i vetëm në garë, pritej të mos votohej me 180 votat që kërkohen si minimum, duke marrë vetëm 168 në votimin e sotëm.Gjithsesi, qeveria mori tetë vota më shumë se në raundin e parë.Kreu i Parlamentit konfirmoi se në total ishin 299 votues, ku 168 votuan pro, 131 kundër dhe një abstenoi.Pas votimit, kryeministri i Greqisë deklaroi se çdo deputet do të përballet me agoninë e popullit grek në raundin e fundit."Megjithë mosmarrëveshjet dhe me gjithë terrorizmin dhe baltën e dyshes Tsipras-Kamenos, edhe deputetë të tjerë sot votuan Stavros Dimas për President të Republikës.Shpresoj që në votimin e tretë ta shmangim rrezikun kombëtar, aventurën kombëtare", theksoi kryeministri.Samaras shtoi se në votimin e tretë "nuk do të ketë votë me abstenim, por votë me emër e mbiemër".Parlamenti duhet të zgjedhë Presidentin e vendit në raundin e fundit të 29 dhjetorit, ose në rast të kundërt, Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do të duhen të mbahen në shkurt të 2015.Frika e një tjetër krize kombëtare dhe shqetësimi në rritje për ardhjen në pushtet të partisë opozitare Syriza, bëri që kryeministri Samaras para disa ditësh të ofronte zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm, në këmbim të votës për president.Sot deputetët demonstruan se nuk e kanë marrë në konsideratë ofertën e Samaras, dhe rritën  frikën e dështimit edhe për raundin final.Samaras, por edhe ndërkombëtarët i tremben ardhjes në pushtet të partisë opozitare Syriza, pasi kreu i saj, i njohur për politikat e majta ektremiste, ka deklaruar se nëse fiton zgjedhjet do të ndërpresë cdo marëdhënie me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe huadhënësit europianë./Oranews.tv/