Drafti me 4 pika, Bogdani: Nëse sot ka një marrëveshje, nesër hyjmë në Kuvend
Nëse sot ka një marrëveshje, nesër Partia Demokratike do të hyjë në Kuvend. Kështu ka deklaruar Gerti Bogdani, deputeti i PD i ftuar sot në mëngjes emisionin " Ditë e Re" në Ora News.Pas negociatave mes palëve të ndërmjetësuara nga dy eurodeputetët e PE, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, pritet të miratohet ditën e mërkurë një draft në formën e një rezolutë që do të përmbajë katër pika.Debuteti Bogdani duke pranuar pikat e draftit të propozuar nga dy eurodeputetët deklaroi për gazetarin Enkel Demi se dy janë pikat më të rëndësishme: “Dekriminalizmi i Kuvendit, respektimi i Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”.Sipas tij pika që ka të bëje më atë që mazhoranca të mos përdorë shumicë të cilësuar është më pak e rëndësishme.“Është pika më e parëndësishme e marrëveshjes. Ajo thotë pa pasur një konsultë dhe pa tentuar më parë konsensusin, gjë që është normale në çdo demokraci. Kështu që pikat kryesore janë dekriminalizimi i Parlamenti, që është gjëja më e rëndësishme dhe më pas respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”Bogdani mohon që debate dje në grupin PD të ketë qenë ai për hyrjen apo jo në Parlament."Debati nuk ka qenë për hyrjen apo jo në parlament pasi është lënë për një kohë të dytë. Ka pasur debat mbi diskutimin e marrëveshjes dhe pak mbi çështjen e hyrjes apo jo në Kuvend pasi nuk ishte çështja e ditës pasi jemi në fazën finale të një negocimi.Enkel Demi: Ka dhe një listë për nja 10 deputetësh që thonë me apo pa marrëveshje hyjnë në Kuvend ?"Është vendimi I tyre personal të cilët nuk i paragjykoj. Do të ishte një vendim jashtë vullnetit politik që përfaqësojnë" Drafti me 4 pika i bërë publik nga Top ChannelPika e parë “Opozita kthehet në Parlament dhe rimerr plotësisht funksionet e saj parlamentare duke iu shmangur bojkotit të Parlamentit dhe komisioneve të tij; ndërsa mazhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e cilësuar prej tre të pestave, duke anashkaluar opozitën, por do të punojnë së bashku me opozitën për të gjetur konsensus për reforma të rëndësishme sa herë që është e mundur”, thuhet në draft/marrëveshje.Pika e dytë ka të bëjë me gatishmërinë për respektimin e shtetit ligjor. “Të gjitha palët do të kontribuojnë për dialogun politik, i cili duhet të bëhet së pari në Parlament dhe respektojnë Kushtetutën dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të anagazhohen të rishikojnë rregullat që kanë të bëjnë me funksionimin efikas të komisioneve parlamentare hetimore, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”.Pika e tretë është ajo më delikatja dhe që opozita e ka këkruar me forcë këto muaj bojkoti, atë që e quan dekriminalizim të Parlamentit.“Opozita dhe mazhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, me ndihmën e Bashkimit Europian, për çështjen e individëve me rekorde kriminale, që kërkojnë të zgjidhen ose të emërohen për poste publike, bazuar në standardet europiane dhe me asistencën e Komisonit të Venecias”.Pika e katërt ka të bëjë me rolin e Parlamentit në këtë marrëveshje, kur thuhet se, “përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Europiane do të mbështesin një marrëveshje të tillë politike”.“Ka një konkordim mes të majtës europianë dhe të djathtës europiane për të bërë presin ndaj qeverisë, për të arritur në ato pika që kërkohen në marrëveshje”, tha Bogdani.Deputeti demokrat tha se nësë votohet kjo rezolutë në parlament, atëherë bojkoti i opozitës ia ka vlejtur.“Nesë rezoluta do të votohet në parlament, kam përshtypjen se ia vlajti, sepse rezultati është më i rëndësishëm.”