Vdekja në aksident e Atjon Zhitit, arrestohet shoku që drejtonte motorin
Serxhio, drejtuesi i motorit me të cilin gjeti vdekjen Atjon Zhiti, djali i ish-ministrit të Kulturës Visar Zhiti është arrestuar. Gjithashtu policia njoftoi se ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë, ndaj drejtuesit teknik të firmës e cila merrej me punimet e autostradës Tiranë- Durrës.Serxho Martiniani, po 19 vjeç, ndodhet në spital në gjëndje të rëndë, ku është shtruar që prej ditës së aksidentit.Aksidenti ndodhi mëngjesin e 20 dhjetorit në autostradën Tiranë- Durrës. Serxho Martiniani, duke drejtuar motorrit "Yamaha " me targe AI 879 , është përplasur me sinjalistiken e përkohshme të rrugës, ku po kryeshin punime, duke u rrëzuar megjithë motociklete ne pjesen e karaxhatës, për pasojë ka gjetur vdekjen Atjoni.Lajmi bëhet i ditur në komunikatën ditore të policisë së Tiranës, bërë publike sot.Në aksident mbeti i plagosur shoku i tij Serxho Martiniani, po 19 vjeç.[caption id="attachment_440137" align="alignright" width="640"]
Në foto: Atjon Zhiti dhe vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]Arrestimi i SerxhosMë datë 20.10.2014 ora 19.30, u bë arrestimi i shtetasit Serxho Leonardi Martiniani, 19 vjec, pasi në autostradën Tiranë -Durrës duke drejtuar motorrit "Yamaha " me targe AI 879 , është përplasur me sinjalistiken e përkohshme të rrugës, ku po kryeshin punime, duke u rrëzuar megjithe motociklete ne pjesen e karaxhates, për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Atjon Visar Zhiti 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë i cili ka qënë pasgjerë në këtë motorr dhe është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorrit, i cili ndodhet në SQU në Renimacion. Neni 291 dhe 290 i K.Penal.Procedimi penal per drejtuesin teknik te autostrades Më datë 21.12.2014, ora 10.00, filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Naim Bajram Boshnjaku, i datëlindjes 07.03.1974, banues në Sauk, Tiranë, me arsim të mesëm, drejtues teknik i firmës “Curri dhe Geci”, sepse si pasojë e punimeve në autostradën Tiranë – Durrës, më datë 20.12.2014 ora 06.00, duke udhëtuar me motorr ka gjetur vdekjen shtetasi Atjon Visar Zhiti, i datëlindjes 30.08.1995, banues në Tiranë dhe është plagosur shtetasi Serxho Leonardi Martiniani, i datëlindjes 07.07.1995, banues në rrugën “Kostaq Cipa”, me arsim të mesëm. Neni 289 i K.P. Veprimet proçeduriale i kreu o.p.gj. Sokol Syku. Nr. Unik. TRK6141389./sg/Oranews.tv/