Shkodër, lirohen 4 zyrtarët e komunës Gruemirë

Shkoder-Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj kryetarit të komunës Gruemirë Lirim Nehanaj dhe ish-kryetarit të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Malësinë e Madhe Asim Burgaj.Ndryshe nga shkalla e parë e gjyqësorit që i la në burg, Nehanaj dhe Burgaj në shkallën e dytë morën masën e sigurisë vetëm “Detyrim Paraqitje”.Ata u arrestuan pasi akuzoheshin për shpërdorim detyre gjatë ndarjes së tokave. Sipas prokurorisë së Shkodrës katër zyrtarët kanë shkelur procedurat e ndarjes së tokës sipas ligjit 7501, duke mos rrespektuar procedurat që duhet të ndiqen në dhënien në përdorim madje në disa raste duke kryer edhe fallsifikim të dokumentave.Shkak sipas prokurorisë janë bërë konfliktet e nisura në këtë zonë mes banorëve c’ka bëri që prokuroria të nis hetimin rreth kësaj çështje ku sipas saj janë ndeshur shkelje të mjaftueshme për të kërkuar nga Gjykata e Shkodrës masen e sigurisë “arrest me burg”.Nga ana e Komunës Gruemirë është lëshuar dokumenti i marrjes në përdorim të tokës sipas ligjit 7501 në kundërshtim me procedurat  dhe me dokumentacion të falsifikuar në në jo pak rastë është ndeshur edhe në falsifikim të datës.Në anën tjetër zyra e administrimit të pronave në këshillin e qarkut ka quajtur të ligjshme të gjitha veprimet e komunës. Në mungesë të respektimit të procedurës zyra e regjistrimit të pronave ka bërë kalimin në përdorim dhe më pas të pronësisë të tokave duke shkaktuar kështu mbi vendosje. Këto janë pretendimet e prokurorisë së Shkodrës, por që në Apel nuk janë vlerësuar të mjaftueshme për t’i lënë në burg zyrtarët. Më herët u lanë të lirë Fatmir Tepelia dhe Rruzhdi Handraj, inspektor në Drejtorinë e Administrimit të Tokave, Qarku Shkodër.