“Rilindja e qyteteve shqiptare”, Rama inspekton punimet në Burrel

Burreli ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama, i cili ka përfituar nga projekti i qeverisë për "Rilindjen e qyteteve shqiptare".Kreu i qeverisë, i shoqeruar edhe nga kryetarja e bashksië së Burrelit, Adelina Farrici, ka inspektuar në këmbë disa prej projekteve infrastrukturore në zbatim e sipër.Kryebashkiakja socialiste e njohu kryeministrin Rama me punimet në Kompleksin e Lojërave, projekt me vlerë 68 milionë lekë, me projektin për rehabilitimin e 2 godinave që do të shërbejnë si ambiente sportive dhe çlodhëse por edhe me ambjentet për moshat e treta si lulishtet.Kryeministri u ndal më gjatë në Uzinën e Ferrokromit të Burrelit, e cila është hapur në shtator të këtij viti.Burreli është një nga qytetet që do të përfitojnë nga programi kombëtar për transformimin urban, program i cili do të shtrihet në 70 qytete e nisi në muajin korrik me Korcën.