"Shqipëria feston", Veliaj me fëmijët me aftësi të kufizuar në Kukës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2014, 17:39
Kukës-Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka promovuar nga Kukësi në një takim me fëmijët me aftësi të kufizuara, iniciativën "Shqipëria Feston".Gjatë festimeve me fëmijët ku u shpërndanë edhe dhurata, Veliaj tha se për herë të parë janë dhënë në kohën e duhur pagesat e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar, si edhe është vënë një shpërblim për fundvit.I njohur me situatën e vështirë ekonomike që jetojnë një pjesë e familjeve të Qarkut të Kukësit, Prefekti Safet Gjici tha se ato do vijojnë të ndihmohen.Në qarkun e Kukësit numërohen më shumë se 2411 persona që trajtohen me pagesë paaftësie, nga të cilët 753 janë fëmijë.