Edhe princeshat bëjnë evazion fiskal!

Mund të duket e pabesueshme, por edhe motra e Mbretit mund të dalë para gjykatës. Ky është vendimi që ka marrë një trup gjykues në Ishujt Baleare, për princeshën Kristina de Borgon, motrën e Mbretit Felipe VI të Spanjës. Ajo akuzohet për evasion fiskal, duke u bërë kështu i pari person nga familja mbretërore spanjolle ndaj të cilit është nisur një çështje gjyqësore.Babai saj, Huan Karlos, abdikoi nga froni në qershor pas një sërë skandalesh përfshi këtu edhe hetimet e nisura ndaj bashkëshortit të Kristinës, ish hendbollistit Injaki Urdangarin, i cili akuzohet se ka përvetësuar fonde publike.Princesha Kristina, 49 vjeç, dhe bashkëshorti i saj, janë në listën e 17 personave që do të dalin në sallën e gjyqit në lidhje me mashitrimet që janë kryer në një fondacion bamirësie, edhe pse të dy mohojnë të kenë kryer ndonjë veprim të paligjshëm. Urdangarin është akuzuar me shpërdorim detyre, përvetësim fondesh publike, mashtrim, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe pastrim parashë. Ndërsa princesha akuzohet për dy mashtrime me taksat.Kristinës i është urdhëruar që të depozitojnë në fond garancie prej 2,6 milionë eurosh, ndërsa bashkëshortit i janë kërkuar 15 milionë euro. Ata kanë 20 ditë për të depozituar paratë, përndryshe do t'u ngrihen asetet.Mbreti Felipe shihet me optimizëm nga spanjollët pasi po përpiqet të modernizojë monarkinë, dhe ka ndërmarrë masa të rëndësishme në këtë aspekt, si heqja e disa detyrave shtetërore nga përgjegjësia e motrave të tij, të cilat nuk janë zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore, duke qenë se janë të martuara. Megjithatë, Kristina mbetet e gjashtë në radhën e trashëgimtarëve të fronit.