T'ia jap apo mos t'i jap dorën? Kjo është çështja
Momente humori shoqëruan ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë 2014” ku 50 sipërmarrje shqiptare u vlerësuan për arritjet e tyre. Ceremonia u zhvillua mbrëmë në sallën e TOB ku ishin të mbushur me biznesmenë dhe sipërmarrës.Ndërsa një ndër bizneset që u vlerësuan për punën e bërë gjatë 2014 ishte edhe KASEL SH.P.K. Kasmet Ponari, Administratori i "Kasel Sh.p.k " pranoi se nuk kishte votuar për qeverinë PS-LSI, dhe se nuk kishte punuar për maxhorancën gjatë fushatës. Një deklaratë e tillë shkaktoi hilaritet. Më pas ishte radha e Drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila u vlerësua si punonjësja më e mirë e administratës.Por një ngatërresë e vogël bëri që pas dhënies së çmimit nga kryeministri Rama, të mos ketë shtrëngim duarsh, ashtu siç ndodh zakonisht. Nëse doni të ndiqni dhe videon klikoni ketu: http://www.oranews.tv/ekonomi/rama-paralajmeron-inspektoret-kujdes-me-biznesin-do-shkarkoheni/