Shumica nuk pret opozitën, fillon punë komisioni për reformën e re në drejtësi
Tirane- Maxhoranca e ka nisur pa opozitën, reformën më të rëndësishme, atë në drejtësi.Por në pritje të një marrëveshje që i jep fund bojkotit të PD-së, komisioni i ka lënëtë hapur derën opozitës, për të zënë vendin e mbetur bosh.Ilir Meta: "Jam i kënaqur që jam pjesë e kësaj reforme kaq të rëndësishme. Sot është hapi i parë për përmbushjen e pritshmërive për reformën në drejtësi.Mirëpresim kontributin e të gjitha partive, shoqërisë civile e faktorit të huaj. Inkurajoj opozitën të zërë vend në tryezën për reformën në drejtësi. Roli i ekspertëve vendas e ndërkombëtarë do jetë shumë i rëndësishëm. Reforma në drejtësi të mos ndikohet nga interesat e momentit. Të miratohet një dokument strategjik për atë që synohet të arrihet" Fatmir Xhafaj: "Reforma në Drejtësi është e rëndësishme dhe kërkon përgjegjësi. Falenderojmë kreun e Kuvendit Ilir Meta për mbështetjen. Komisioni bashkë me opozitën ka përgjegjësi të përmbushë këtë detyrë. Ministria e Drejtësisë të sjellë projekt/dokument nga duhet të nisë reforma. Kërkojmë nga institucionet e drejtësisë emrat e ekspertëve që do na asistojnë. Do të ketë edhe ekspertë nga EURALIUS"LSI ka korrigjuar harresën e drejtuesve të komisonit, dhe ka kërkuar që në listën e institucioneve më të cilat do kunsultohet reforma të jetë edhe PresidencaSpartak Braho: "Reforma në Drejtësi Të përfshihet edhe institucioni i Presidencës. Duhet një përfaqësues nga Presidenti".Në hartimin e reformës në drejtësi, që konsiderohet si çelësi për hapjen e negociatave, komisioni parlamentar do të konsultohet me intitucionet e pavarura, misionet ndërkombëtare por edhe aktor të rinj nga fusha e jurisprudencës.Cfare eshte komisioni per reformen Komisioni do të propozojë për miratim një pakete të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit, që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese, e hartuar me kontributin dhe mbështetjen e institucioneve të sistemit të drejtësisë, ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, subjekteve të tjera të interesuara dhe opinionit publik.Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare Fatmir Xhafaj (PS), kryetar; Armando Subashi(PS) sekretar; Pandeli Majko (PS) anëtar; Vasilika Hysi (PS) anëtare; Ulsi Manja (PS) anëtar dhe Spartak Braho (LSI) anëtar, si dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare (3 PD, 1 PR dhe 1 PDIU), të cilët pritet t’i bashkohen punës së komisionit.Veprimtaria e tij do të jetë me një afat kohor 6-mujor, ndërsa pranë tij do të funksionojë dhe një grup i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, me praninë e përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare që asistojnë drejtësinë shqiptare si misioni EURALIUS, OPDAT-i, Komisioni i Venecias, i Prezencës së OSBE-së dhe misioneve të asistencës për çështjet e drejtësisë të përfaqësive diplomatike në Tiranë etj.