Vështirësitë e papunësisë, familja në Lezhë, pa shpresë e pa të ardhura
Në fshatin Troshan të Lezhës, një familje prej 4 anëtarësh nuk do të kenë tryezën karakteristike të ndërrimit të viteve. Të papunë, kryefamiljarët mbajnë sytë nga çfarë mund t'i falin, duke shpresuar që të mund t'u sjellin diçka që të gëzojnë të paktën dy fëmijët.Lezhë - Në Troshan të Lezhës, 4 anëtarë të një familjeje e kanë të pamundur për të festuar ndërrimin e viteve.Varfëria është rehatuar aq shumë në familjen Ndresa, sa kryefamiljarja me lot në sy rrëfen se më e kollajshme është alternativa për t'i dhënë fund jetës, se dalja nga bataku i mjerimit.Kryefamiljarët e papunë, i mbajnë sytë nga çfarë mund t'i falin, me shpresën se do mund t'u sjellin diçka që të gëzojnë të paktën dy fëmijët, të cilët dhe librat e shkollës i kanë falë blerjes me listë.Familja Ndreca nuk trajtohet me ndihmë ekonomike, pasi figuron me disa dynym tokë, të cilës nuk ka mundur t'i vjelë frytet, pasi shpenzimet janë të papërballueshme./Oranews.tv/