Kodheli: Shqipëria nuk është imunizuar nga rreziku i ISIS
Rreziku që mund t’i kanoset Shqipërisë nga Shteti Islamik qëndron, aq më tepër që ka shqiptarë që vendosin të shkojnë për të luftuar në vendet e konflikit, edhe pse ky veprim është i paligjshëm. Faktin e ka pranuar Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në studion e programit "Ditë e Re Weekend" në Ora News.“Shqipëria është një vend që nuk është imunizuar nga ky rrezik, në Shqipëri për fat të keq ka filluar të ketë një fenomen që nuk është vetëm shqiptar, që është fenomeni i të ashtuquajturës luftëtarë që shkojnë të luftojnë në një vend tjetër për dikë tjetër. Për fat të mirë ne nuk e kemi një fenomen që duhe të na shqetësojë por e kemi nën kontroll, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta kemi vëmendjen për të kuptuar më së pari arsyet pse këta njerëz i cojnë drejt kësaj veprimtarie, që me ligjet shqiptare konsiderohet veprimtari e paligjshme dhe dënohet në bazë të ligjit shqiptar”Referuar ngjarjeve në tërësi në vend por jo vetëm, Ministrja Kodheli tha se ka një përmirësim të situatës, ama kërkohet më shumë nga shtetet e NATO-s rritja dhe forcimi i sigurisë.“Kanë ndryshuar në mënyrë drastike ngjarjet këtë vit. Në disa raste janë përmirësuar, por në shumë raste gjeopolitika është ndërfaqur si një problem i madh për vendet që kërkojnë siguri siç janë vendet në NATO”, tha Kodheli.Numri një i mbrojtes shqiptare u shpreh e kënaqur sa i takon stabilitetit në Rajonin e Ballkanit, dhe sipas saj ndoshta në 100 vitet e fundit në histori, Ballkani po përjeton këto kohë fazën më të qetë e më të paqtë mes vendeve fqinje“Ne kemi një moment shumë stabël, ndoshta më stabël në Rajon që historia 100-vjeçare e kësaj zone përfaqëson”, u shpreh ministrja.Ministrja Kodheli në studion e "Ditë e re Weekend" foli edhe për festat e fundvitit ku nuk munguan urimet që ajo dha për stafin e saj dhe për gjithë shqiptarët.