Presidenti Nishani pritje me rastin e festës tradicionale hebraike Hanuka
Sic është kthyer tashmë në një traditë edhe mbrëmjen e së shtunës Presidenti Bujar Nishani, ka organizuar në ambientet e presidencës pritjen e përvitshme me rastin e festës tradicionale hebraike Hanuka.Të mbledhur bashkë në këtë mbrëmje festive mes dhjetërave të ftuarv, personalitete të politikës, sipërmarrës, diplomat të huaj në vendin tonë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, kreu i shtetit në fjalën e rastit theksoi se kjo festë merr një kuptim të vecantë në vendin tonë, ku harmonia dhe liria fetare janë në themel të demokracisë.“Për shekuj me radhë edhe ne shqiptarët kemi qenë të privuar nga liria dhe e besimit si dhe nga e drejta e përdorimit të gjuhës dhe kulturës sonë, prandaj më shumë se kushdo tjetër e kuptojmë dhe e nderojmë këtë ditë të nderuar të popullit hebre. Populli shqiptar dhe ai hebre lidhen nga një miqësi historike dhe tradicionale e cila u sprovua dhe u forcua akoma më shumë gjatë periudhës së tmerrshme të holokaustit. Kur henrenjtë në momente ekzistenciale u njohën me kodin e nderit të shqiptarëve, me besën dhe si rrallë kund në Europë gjetën strehë dhe shpëtim në vendin tonë”, u shpreh Nishani.Për presidentit Nishani Hanuk nuk është kohë për të kremtuar besimin edhe traditat e popullit hebre, por një moment i përshtatshëm që të gjithë njerëzit e feve të ndryshme të kremtojnë aspiratat e përbashëkta.Kreu i shtetit përshëndeti gjithashtu bashkësine e vogël hebrej në Shqipëri.“Bashkësia jonë do të vazhdojë në gjurmët dhe besimin e të parëve tanë, të cilët gjetën strehë dikur në këtë vend të bekuar, duke u bërë pjesë dinjitoze e tij, duke pasuaruar edhe më shumë mozaikun e larmishëm shqiptar të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare. “Festa e Hanuka e njohur ndryshe si festivali i dritave dhe përkushtimit që në hebraisht nënkupton përkushtimin është një festë hebreje që festohet 8 ditë dhe 8 ditë resht. Kudo në botë Hanuka është shndërruar në një festë tradicionale, gati-gati po aq e rëndësishme sa krishtlindjet, kjo edhe për faktin se festohen në të njëjtin muaj.