U hap dje, sot reshjet e shiut bllokojnë sërish rrugën Tiranë-Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2014, 09:58
Nuk ka zgjatur shumë qarkullimi i mjeteve në rrugën Tiranë-Elbasan, pasi reshjet kanë rikthyer situatën e rrezikshme për ata që kalojnë pranë fshatit Ibë.Policia ka ndaluar lëvizjen e makinave, pas kërkesës së Autoritetit kombëtar Rrugor, duke detyruar qindra qytetarë të përshkruajnë në këmbë dhe mes baltës rretht 2 km rrugë për të shkuar në Elbasan apo fshatrat përreth.Ndërkohë në Ibë shtëpitë buzë rrugës mbeten të pabanueshëm ndërsa banorët presin që nga fillimi i javës kompania ndërtuese të mbajë premtimin për tu dhënë një fond për të paguar qeratë e shtëpive ku po jetojnë.Ekspertë rrugore janë rikthyer për të bërë matjet dhe vlerësimin e situates në pritje të rihapjes së plotë të rrugës.