Largimi i punonjësve borxhlinj të energjisë, Totozani: Jemi në fazë hetimi
Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrative për të gjitha pezullimet dhe largimet nga puna të qindra punonjësve të administratës shtetërore që janë shkarkuar nga puna për shkak se rezultonin debitorë të energjisë elektrike. Aktualisht ky institucion ka nisur mbledhjen e materialeve duke nisur që nga motivimi që punonjësit kanë marrë pasi janë pushuar.“Është e vërtetë që një numër i madh punonjësish janë hequr nga puna, jo vetëm në drejtorinë e burgjeve, por edhe në OSHEE. Do të rezervoja veten të shprehesha për aq kohë sa jemi ende në një fazë hetimi për të kuptuar drejt se cfarë ka ndodhur me këta njerëz. Ne kemi kërkuar javën e kaluar një informacion të detajuar nga të dy këto institucione, qoftë nga drejtoria e burgjeve, qoftë nga OSHEE për të na dhënë informacion për të gjitha masat e marrë kundrejt qytetarëvë që punojnënë këto institucione, motivimin e tyre dhe të gjitha urdhrat apo dokumentacionet për largimin e tyre nga puna”, tha Totozani.E ndërsa është në pritje të reagimit të institucioneve shtetërore të rasteve të shkarkimeve nga puna, Totozani tregon se bashkëpunimi me to lë për të dëshiruar. Shumë kërkesa zyrtare të Avokatit të Popullit, apo qoftë edhe rekomandime kanë mbetur ende pa një përgjigje.“AP është një emër shumë i madh, problemi është se isntitucioni i AP nuk ka gjithmonë atë fuqi ligjore që do të duhet të kishte për të patur njëkohësisht këtë emër të madh. Bashkëpunimi është i rëndësishëm midis nesh dhe qeverisë, midis nesh dhe ministrive, institucioneve të tjera në mënyrë që t’i hapim udhë zgjidhjeve të problemeve të qytetarëvë. Por natyrisht ka edhe raste kur bashkëpunimi është i vështirë, sic është rasti mungesa e përgjigjeve për rekomandimet e AP. Sot që po flasim janë 39 rekomandime të AP pa përgjigje nga administrata publike, vendore dhe qendërore”, u shpreh totozani.Duke u ndalur te raporti për të drejtat e minoriteteve në Shqipëri Avokati i Popullit theksoi se pavarësisht se në Shqipëri në përgjithësi ndaj minoriteteve ka një frymë pozitive, sërisht ka shumë për t’u bërë duke nisur që nga përmirësimi i kuadrit ligjor.