Korçë, Rama i vendosur për arsimin: Do operojmë në çdo qelizë
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla janë takuar me mesues dhe nxenesit më të mirë të Korçës.Kreu i qeverisë premtoi mbështetje për arsimin dhe riktheu në vemendje heqjen e teksteve alternative që i cilesoi nje kancer per sistemin arsimor.“Çka ka ndodhur këtë vit ka qenë jashtëzakonisht themelore për atë që do vazhdojë në vitin e ardhshëm dhe vitet e tjera, sepse jemi kthyer për të operuar sistemin e arsimit në qelizë. Rritja e të ardhurave dhe e mirëqënies janë të lidhura me dijen. Me një sistem arsimor që ne kemi trashëguar nuk kemi shans të rrisim mirëqënien aq sa duhet”, tha RamaNdërsa pas vizitës në kompani private të qytetitm, kryeministri ka riperseritur apelin se nuk do te kete me shperndarje pa kriter te subvencionimeve.“Përrallat e subvecioneve të shpërndara në qindra e mijëra thërrime për njerëz që pas kaq shumë vitesh janë akoma në stadin e bujkrobit, ne nuk dëgjojmë. Ne duam të mbështesim bujkun, fermerin shqiptar që kthehet në sipërmarrës.Kryeministri mbylli turin e inspektimeve ne kantieret e punimeve ne qytetin e Korces.