Vdes në aksident rrugor Atjon Zhiti, djali i shkrimtarit Visar Zhitit
Ka humbur jetën në një aksident djali i poetit dhe shkrimtarit disident dhe ish-ministrit të Kulturës Visar Zhitit, Atjon Zhiti.Aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm, (20 dhjetor) në afërsi të QTU, ndërsa lajmi i hidhur është përcjellë me dhimbje nga miqtë e tij në rrjetin social facebook.Sipas Gazetarit të Ora News Ledio Halili, Atjoni ishte duke udhëtuar si pasagjer me motor me shokun e tij, Serxhio Matjani, nga Tirana për në Durrës, teksa u përplas me trafikndarësen. Shoku i Atjonit, i cili drejtonte motorin ndodhet në gjendje të rëndë në spital.Sipas hetimeve të para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpjetësia e madhe dhe mos përdorimi i mjeteve mbrojtëse, si skafandra.19-vjeçari ishte kthyer në Tiranë për festat e fundvitit. Jeta e studentit të filozofisë në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano, i cili në gusht mbushi 19 vjeç u ndërpre sot.Ai ishte dhe djali i vetëm i Visar Zhitit.
(Në foto: Atjon Zhiti)
(Postimi i Genc Pollos në FB për vdekjen e Atjon Zhitit)