Jeta e prerë në mes e Atjonit, Miqtë: "Engjëlli në tokë, iu bashkua të tjerëve në qiell"
“Rrok cdo gjë që mundesh dhe mos lër asgjë pa provuar dhe mbi të gjitha ajo që është më e rëndësishmja argëtohu”. Atjoni më 31 gusht kishte ditëlindjen dhe mbushte 19 vjeç. Urimet në profilin e tij në facebook ishin të panumërta.Dhe mesazhi që shkruam më lart i vinte Atjonit nga Holanda. Por sot 4 muaj më pas jeta e Atjonit pritet në mes nga një aksident tragjik me motor në autostradën Tiranë-Durrës.Sot profile i tij në facebook është mbushur me dhimbje, dhe kujtime të bukura për djalin që fali aq shumë ngrohtësi, dashuri e buzëqeshje.“Po ti ishe nje njeri qe u prekje shpirtin gjithekujt qe takoje. Ishe si nje engjell ne toke e sot po kthehesh te bashkohesh me turmen e engjejve te tjere ne qiell. Po ama prinderve te tu e miqve te dashur u ke lene nje boshllek qe nuk zevendesohet kurre. U prehsh ne paqe o djale brilant!”Miqtë e tij i japin lamtumirën.
[caption id="attachment_439349" align="alignnone" width="579"]
Nje postim ne facebook i nje miku te Atjonit me 31 gusht ne ditelindjen e tij[/caption]