Alban Hoxha rrëfen momentet e fundit me Dorin: I preka duar e këmbë, kur aparaturat lajmëronin ikjen e saj

Alban Hoxha portier i Partizanit dhe i Kombëtares ka rrëfyer momentet e fundit të jetës së bashkëshortes së tij, Dorit.Në një intervitë për gazetën Shekulli, Alban Hoxha i trishtuar dhe me lot në sy tregon momentet kur i prekte këmbët dhe duart, ndërkohë që aparatura tregonin se ajo po largohej përfundimisht nga kjo jetë.“Aparaturat kishin filluar të tregonin se gjendja po vështirësohej. I preka këmbët në fillim dhe pastaj duart. Nuk po e besoja derisa pashë të gjithë treguesit e aparaturave që tregonin se ajo kishte ikur. E gjithë kjo ndodhi për një moment ndoshta, por kjo zgjati shumë për mua. E kuptova që kur doktori më tha: “Eja në dhomë”. Asgjë tjetër nuk u tha aty. Të gjitha i kuptova nga ato viza që lëviznin në aparatura. Nuk folëm, thjesht e preka. Ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë të mos isha në dhomë atë moment, pasi sytë e saj nuk kishin më atë shkëlqim, ndërsa herë-herë mendoj se bëra mirë që i preka duar e këmbë, përpara se ajo të ikte.”Albana Hoxha rëfen edhe marrëdhëniet me Bekon, djalin e tij 40-ditësh, për të cilin tashmë kujdeset gjyshja, Moza. Ai e quan një engjëll që ja solli Dori.Ai është një engjëll. Është Bekua im, dhurata më e çmuar që më solli në këtë jetë Dori. Tani është në shtëpi me nëna Mozën. Ajo nuk ka qenë mirë me shëndet, por tani që në jetë ka ardhur Beko, nëna Moza duket më mirë. Ajo kujdeset çdo minutë të ditës për të. Unë mezi pres të shkoj në shtëpi, të rri me të, ta mbaj në krahë. Dikur mezi mblidhesha në shtëpi, tani shkoj më shpejt. I kaloi 40 ditë që nga dita kur lindi.