Universiteti Metropolitan Tirana, konferencë për sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm

Për të njohur sfidat e qëndrueshme ekonomike në kohën kur financat europiane janë në vështërsi, stafi akademik i Universitetit Metropolitan Tirana me të ftuar referojnë modelet e tyre. Të ftuar në konferencën "Sfidat e Zhvillimit të Qëndrueshëm" ishin edhe profesor nga Lasapienza.Universiteti Metropolitan Tirana nëpërmjet konferencës "Sfidat e Zhvillimit të Qëndrueshëm" nxit debatin mbi modelet e përshtatshme të zhvillimit ekonomike.Nëpërmjet argumentit e hulumtive të vecanta, modelet ekonomike orientohen drejt traditës, territorit, inovacionit teknologjik, kerkimit kjo me rritjen e efiçencës. Në fjalën e tij rektori i këtij universiteti Prof. Dr. Gëzim Karapici tha se stafi akademike dhe ekspertët e këtij universitetit në fushën e inxhinierisë, arkitekturës, ekonomisë dhe teknologjisë së informacionit, kanë bërë kërkimet e tyre për të dhënë modele të zhvillimeve ekonomike."Universiteti Metropolitan Tirana është një institucion i arsimit të lartë me rol eduktaiv dhe informativ që investon në kërkime shkencore për modele të qëndrusheme të qëndrimit ekonomik. Në këtë kuadër kemi nderi të kemi profesorë italianë të njohur në nivel ndërkombëtar. Jam i bindur që k ontributi i tyre në vendin tonë mund të ndihmojë në rrugën e zhvillimit ekonomik."Analizën dhe argumentin e tij  e paraqiti edhe ish ministri i Finacave dhe njohësi i mirë i ekonomisë në vend Arben Malaj."Përballet me një sfidë jo të lehtë, por që unë do ta konsideroja një sfidë fisnike për të ndikuar si ekip për modernizimin e kurrikulave të universitetit tuaj. Të rinjtë nuk duhen të tremben nga kriza aktuale, ata nuk duhet te vetëkonsiderohen si një gjeneratë e humbur"Paneli i të ftuar ishte i vencatë ku përvec ekspertëve shqiptarë morën pjesë edhe profesorë të njohës të LASAPIENZA si Prof. Dr Sergio Barile.