55 vjet “Petro Nini Luarasi”, kujtohen mësuesit ndër vite

Në raportin e fundit të ministrisë së Arsimit, shkolla "Petro Nini Luarasi" ka rezultuar një ndër shkollat më të mira të vendit. Në një organizim festiv për 55 vjetorin e krijimit, drejtuesja e shkollës ka kujtuar të gjithë arsimtarët ndër vite.55 vjet shkollë "Petro Nino Luarasi" janë përmbledhur në një organizm festiv për të kujtuar dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite.Ky ka qënë një vit i ngjeshur për gjimanzitët me aktivitet dhe projekte të cilat lidheshin me integrimin e vendit apo projekte të tilla pilot si regjistri online.Në raportin e fundit Shkolla është vlerësuar si një ndër 5 shkollat më të mira të vendit dhe drejtoresha Teuta Bracaj tha se kjo është arritur fal punës së mirë të të gjithë stafit.Në prag të mbylljes së vitit, janë falenderuar drejtuesit e shkollave të mësuesit ndër vite.