Të jesh grua me uniformë në Kosovë

Tre zonja që punojnë në institucionet e sigurisë së Kosovës ishin të ftuara në Ballkan Magazinë të gazetares Linda Karadaku, në tv Ora News.Majore Remzie Zeqiraj, Kapitene Luljeta Mehmeti dhe Roksana Qarri e cila punon në Ministrinë e Brendshme rrëfyen eksperiencën e tyre si pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës të cilat shumë shpejt do të transformohen në Forcat e Armatosura të Kosovës.Majore Remzie Zeqiraj thotë se është një pjesëmarrje kënaqshme që do të rritet.Por a është e vështirë të jesh me uniformë. “Nuk është e vështirë aspak, është kënaqësi. Uniforma të bën të jesh i barabartë me të gjithë kolegët” thonë ata duke shtuar se në asnjë rast nuk kanë pasur dilemë"/Oranews.tv/