Festa ndryshe për “Qendrën Rezidenciale Pëllumbat”, FA dhurata për fëmijët

Personat me aftësi speciale në “Qendrës Rezidenciale Pëllumbat”, sot kanë pasur një ditë ndryshe nga të tjerat.Nën kujdesin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së,Gjeneral Major Jeronim Bazo, me qëllim ardhjen në ndihmë dhe festimeve me rastin e fundvitit për personat me aftësi të kufizuara, personeli i Forcave të Armatosura ka përgatitur disa dhurata për “Qendrën Rezidenciale Pëllumbat” dhe projektin “Shërbimi Social Inovativ” të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, vlerësoi punën e Ministrisë së Mirëqenies dhe Rinisë me brezat e rinj për integrimin e tyre dhe kthimin në një forcë punëtore të specializuar dhe të vlefshme për tregun e punës dhe Shqipërinë , por edhe për shërbimin social në mbështetje dhe ndihmë të shtresës më në nevojë e shoqërisë.Bazo theksoi se heronjtë nuk janë vetëm ata që luftojnë e bien në fushëbetejë, por edhe ata mësues, kujdestarë e vullnetarë të cilët me dashuri, humanizëm dhe profesionalizëm i shërbejnë kësaj shtrese të shoqërisë.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj , vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura vitet e fundit, të cilat përveçse detyrave dhe misioneve të saj luftarake jashtë vendit, ka qenë në krye të aksioneve të emergjencave civile, sensibilizimit qytetar, por edhe ato sociale siç ishte edhe ky aktivitet.