400$ për mësuesit e gjimnazeve më të mira, ja kush përfiton
Trupa mësimore e 10 shkollave të mesme më të mira publike bazuar në raportin e Maturës Shtetërore 2013-2014 do të jetë përfituese e shpërblimit për festat e fundvitit që qeveria ka miratuar për kategori të veçanta të punonjësve të administratës.Vetë kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi sot se qeveria do të shpërblejë me 400 dollarë, ose 40 mijë lekë të reja çdo mësues të trupës mësimore të 10 shkollave të rankuara të parat në klasifikimin e Maturës Shtetërore.1.“Ismail Qemali” Tiranë2.“Sami Frashëri” Tiranë3.“Qemal Stafa” Tiranë4.“28 Nëntori” Shkodër5.“Petro Nini Luarasi” Tiranë6.“Ali Demi” Vlorë7.“18 Tetori” Lushnje8.“Naim Frashëri” Durrës9.“Themistokli Gërmenji” Korçë10.“Dhaskal Todri” ElbasanKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sporti, Lindita Nikolla i patën vlerësuar më herët edhe me certifikata vlerësimi këto shkolla.