Rikthehet "Gjaku i Arbrit", drama në skenë pa aktoren Tinka Kurti

Drama "Gjaku i Arbrit" është rikthyer në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër pas 32 vitesh, por pa protagonisten, aktoren e madhe Tinka Kurti. Pas dy javësh prova, Aristja e Popullit u tërhoq për shkak të problemeve shëndetësore.Shkodër - Drama "Gjaku i Arbrit" rikthehet në skenën e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës pas 32 vitesh, por pa protagonisten e saj, aktoren e madhe Tinka Kurti.Ndonëse bëri prova për dy javë me radhë, artistja e popullit tashmë 82-vjeçare, nuk mundi të dilte në skenë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore."Gjaku i Arbrit", një nga kryeveprat e dramaturgjisë shqiptare, vjen si një homazh në këtë përvjetor të 65-të të Teatrit, por edhe si nderim për ata artistë që nuk jetojnë më.2Publiku e ka pritur plot emocione këtë dramë, ndërsa vetë aktorët nuk shmangindot përjetimet e forta për këtë rikthim pas kaq shumë vitesh.“Për artistat nuk është nevoja që të vishemi në zi. Për artistat nuk është nevoja që të qajmë. Për artistat nuk është nevoja që të çirremi”, u shpreh aktori dhe regjisori i kësaj drame, Bruno Shllaku.“33 vjet më parë po në këtë skenë, po në këtë sallë, u vu drama “Gjaku i Arbrit”. Tani, një pjesë e këtyre aktorëve nuk janë më. Por një pjesë janë, dhe ju do ti shihni 33 vjet më vonë, të interpretojnë si dikur kur ishin të rinjë”, cilësoi shkrimtari i veprës, Fadil Kraja.“Është një emocion i madh, një dashuri. Ky është një profesion që nuk të lë të qetë kurrë”, tha aktorja Shpresa Garuci.“Na ngrohu kaq shumë spektatori, sa nuk e prisja që të kishim kaq shumë emocione”, u shpreh aktorja Paskualina Gruda.“Suksesi ishte i plotë, gjë që unë nuk prisja. Flas për veten time, pasi po bëhen gati 20 vjet që unë jam shkëputur nga skena”, tha aktori Ymer Bala“Ta luash këtë rol mbas 30 vitesh është një detyrë shumë e vështirë. Sigurisht nën drejtimin e Brunos dhe me të gjithë ansamblin u përpoqëm. Duartrokitjet e publikut na kanë ngrohur zemrat dhe shpresojmë të kemi bërë diçka të denjë artistike”, u shpreh aktori, Agron Dizdari.gjaku i arbrit"Gjaku i Arbërit" u shkrua në vitin 1981 nga dramaturgu Fadil Kraja, ndërsa në 1982 u vu në skenë.Ajo është cilësuar si një dramë simbol dhe është shfaqur suksesshëm mbi 500 herë në skena të teatrit në të gjithë vendin.1/nzh/oranews.tv/