Mori ryshfet për të kaluar të riun drejt Italisë, arrestohet polici i Rinasit
Arrestohet një efektiv i pikës kufitare të Rinasit. 50-vjeçari,Ramiz Sadja, banues në Tiranë, u kap në flagrancë rreth orës 18:00 të mbrëmjes së të mërkurës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.Bashkë me policin, blutë kanë arrestuar dhe 22-vjeçarin Erlin Ymeri, po banues në Tiranë.Sipas komunikatës së policisë, rreth orës 11:00 të ditës së djeshme në Aeroportin "Nënë Tereza" shtetasi Erlin Ymeri i cili udhëtonte drejt Italisë dyshohet se i ka dhënë një shumë parash punonjësit të policise Ramiz Sadja, i cili në këmbim do ta ndihmonte atë për të udhëtuar në drejtim të Italisë.Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike " dhe "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike ".